‘40 ha kullota në Gjoricë dhe kërcënimi i gazetarit’/ Vata: Alarm për abuzimin me territorin dhe heshtjen e shtetit
Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, deputetja e PD-së, Denisa Vata, ka lëshuar akuza të rënda për djegien e qëllimshme të makinës së një gazetari në Dibër dhe për një skemë mashtrimi me tokat e banorëve në Gjoricë të Bulqizës, ku përfshihet edhe një investim publik fantazmë me vlerë miliona euro. Duke e nisur fjalën e saj me një shqetësim serioz, deputetja denoncoi aktin e rëndë të djegies së automjetit të gazetarit Sami Curri. Sipas saj, ky akt mafioz lidhet drejtpërdrejt me punën e gazetarit, i cili prej vitesh denoncon paligjshmëritë dhe korrupsionin në qarkun e Dibrës. Ajo e cilësoi ngjarjen si "tronditëse dhe një këmbanë alarmi për gjendjen ku ka rrëshqitur vendi", duke shtuar se fakti që ndodh në një qark ku abuzimet me...
Burimi:
syri.net