35 vjetori i PS Vlorë/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë bëhet trupërojë e Ramës, kruan dhëmbët

35 vjetori i PS Vlorë/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë bëhet trupërojë e Ramës, kruan dhëmbët

Festimet për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë kanë sjellë jo pak diskutime, pas pamjeve që qarkullojnë nga aktiviteti ku kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm. Në vend që të qëndronte në rolin institucional të drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hitaj, është parë pranë kryeministrit Rama gjatë gjithë aktivitetit, duke krijuar përshtypjen e një truproje personale dhe jo të një zyrtari që duhet të ruajë distancën nga aktivitetet partiake. Pamjet filmike tregojnë Hitajn duke ndjekur nga afër lëvizjet e kreut të qeverisë, ndërsa në një moment, drejtori i Policisë shihet duke kruar dhëmbët gjatë ceremonisë. Prania e drejtuesit të Policisë në një aktivitet politik dhe afërsia e tij me kryeministrin ngrenë pikëpyetje mbi respektimin e neutralitetit institucional, një...