250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Berisha ‘non grata’, nuk shkon dot në festën e zhvilluar nga Ambasada Amerikane në Tiranë
Pavarësisht përjashtimit nga ndalimi për të hyrë në SHBA (për arsye në interes të SHBA-ve), vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen e kryedemokratit Sali Berisha dhe familjes së tij ‘non grata’ mbetet ende në fuqi. Këtë fakt e konfirmon jo vetëm statusi i tij në faqen zyrtare të DASH, por edhe mungesa e kryedemokratit në festën e zhvilluar sot në Pallatin e Kongresëve në Tiranë, për 250 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Pra me shumë gjasa, Berisha nuk do të ketë më ftesa nga zyrtarë të lartë amerikanë apo nga Ambasada Amerikane, por vetëm i është ‘liruar’ viza për të shkuar në SHBA. Mes qindra të ftuarve, janë edhe përfaqësues të partive politike nga PS, PD, PR dhe Partia Mundësia, kabineti qeveritar dhe...
Burimi:
javanews.al