13 mijë pensionistë në punë/ Igli Cara: Përjashtimi nga pagesa e sigurimeve, rruga e drejtë

13 mijë pensionistë në punë/ Igli Cara: Përjashtimi nga pagesa e sigurimeve, rruga e drejtë

Në krizën më të madhe që ka tregu i punës, që është mungesa e punëtorëve janë rreth 13 mijë pensionistë që zyrtarisht janë ende aktiv në tregun e punës, por ata vijojnë të tatohen njësoj si çdo punonjës tjetër. Igli Cara deputet i PD-së si dhe Anëtar i Komisionit të Ekonomisë ka depozituar në Kuvend një nisëm që kërkon përjashtimin nga pagesa e sigurimeve shoqërore të pensionistëve ende aktiv në punë. “Shifrat zyrtare tregojnë se janë 13 mijë pensionistë që punojnë. Por unë ju siguroj, që shifra mund të jetë edhe tre herë më e lartë, pasi shumë prej tyre punojnë në informalitet. Për të formatizuar këtë kontingjent të tregut përjashtimi nga pagesa e sigurimeve do të ishte një hap në drejtimin e duhur. Logjika...