“10 milionë euro humbje”, Beqiri tregon shifrat alarmuese: Si u privatizuan 4 hidrocentralet me ‘bekimin’ e Berishës
Kryeministri i vendit, Edi Rama, i kërkoi të hënën SPAK-ut të nisë hetimin për privatizimin e katër hidrocentraleve gjatë qeverisjes së Sali Berishës. Ai deklaroi se nëse Prokuroria e Posaçme dëshiron të luftojë korrupsionin, duhet të hetojë privatizimin e hidrocentraleve si: Shkopeti, Ulza, Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Avokatit i njohur Idajet Beqiri, në një studio televizive tha se privatizimi i hidrocentraleve të mësipërme është bërë në mënyrë korruptive nga Sali Berisha në vitin 2013 , me ndihmën direkte të ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode. Ai tregoi se shuma që u vidhet çdo vit shqiptarëve nga skema e privatizimit të hidrocentraleve është 10 milionë euro në vit. Avokati Beqiri tha se ai personalisht e ka çuar dosjen e hidrocentraleve në SPAK, por ky i fundit ka...
Burimi:
sot.com.al