“0 alkool në vitin e parë dhe orar i kufizuar qarkullimi për shoferët e rinj”, amendamentet e PS për Kodin Rrugor

“0 alkool në vitin e parë dhe orar i kufizuar qarkullimi për shoferët e rinj”, amendamentet e PS për Kodin Rrugor

Report Tv ka siguruar draftin e PS për ndryshimet në Kodin Rrugor. Ndryshimet janë propozuar nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputeti i PS, Erion Braçe. Partia Socialiste ka propozuar një paketë amendamentesh për ndryshimet në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, duke parashikuar masa më të ashpra për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas amendamenteve të depozituara në Kuvend, drejtuesit e mjeteve që kapen duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi do t’u shtyhet e drejta për t’u pajisur me patentë për një vit, ndërsa për të miturit afati shtyhet me dy vite nga momenti kur u lind e drejta për ta marrë atë. Ndryshimet që propozon PS -Nëse kapesh pa patentë në timon, për 1 vit nuk pajisesh dot me...