Politikanët “VIP” në paraburgim/ Vendimi unifikues: Gjykatat duhet të vlerësojnë personalitetin dhe sjelljen e të akuzuarit para se të vendosin ‘arrestin me burg’

Politikanët “VIP” në paraburgim/ Vendimi unifikues: Gjykatat duhet të vlerësojnë personalitetin dhe sjelljen e të akuzuarit para se të vendosin ‘arrestin me burg’

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë vendosur ditën e sotme të kufizojnë praktikën e deritanishme të dhënies së masës “arrest me burg” për personat e akuzuar nga prokuroria në pritje të vendimit të gjykatës. Në vendimin e zbardhur prej shtatë faqesh argumentohet që vendimi i marrë 15 vjet më parë nga Kolegjet e Bashkuara kur “kërkohet ose vendoset masa e sigurimit “arrest në burg”, gjykata nuk ka detyrimin të analizojë realisht masat alternative dhe mjafton të arsyetojë se masa e zgjedhur është e përshtatshme për rastin konkret, nuk është në përputhje me nenet 228-230 dhe 245/1, shkronja “ç”, të Kodit të Procedurës Penale, si dhe me nenin 5 § 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”. Por pyetja është se çfarë...