Policia hap aplikimet për shefa komisariatesh dhe drejtues vendorë në 4 qytete. Afati i fundit 23 janar
Policia e Shtetit ka shpallur thirrjet për konkurrim për drejtues vendorë dhe shefa komisariatesh. Sipas njoftimit zyrtar, procesi ka në fokus përzgjedhjen e kandidatëve me aftësi, rezultate të larta në punë, integritet moral dhe profesional. Për pozicionin Drejtor Vendor i Policisë, janë shpallur vakancat: Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, për shkak të transferimit dhe emërimit të drejtuesit aktual në një tjetër DVP si edhe drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, për shkak të shkarkimit nga detyra të drejtuesit aktual. Afati për aplikim për këto pozicione është deri më 22.01.2026. Ndërkohë, për pozicionin Shef Komisariati, janë hapur konkurset për: Komisariatin e Policisë Fier (DVP Fier); Komisariatin e Policisë Lushnjë (DVP Fier); Komisariatin e Policisë Kavajë (DVP Durrës); Komisariatin e Policisë Kolonjë (DVP Korçë);...
Burimi:
kohajone.com