Policia aksion “blic” në burgun e Fierit, ja çfarë u gjet në qelitë e të dënuarve
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer kontrolle në qelitë e Fierit. “Kontroll për sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale FierNë vazhdim të detyrave funksionale të IEVP-së dhe në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, Grupi i Sigurisë, nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, ka ushtruar kontroll në ambientet e institucionit. Kontrollet janë zhvilluar në godinën B sektori 1 dhe 2. Gjatë kontrollit të dënuarit L.K është konstatuar dhe sekuestruar 1 aparat celular i tipit “iPhone”. Për rastin u mbajt raport incidenti dhe i dënuari u dërgua në veçim, ndërsa materialet procedurale iu referuan strukturave përkatëse”, thuhet në njoftim.
Burimi:
sot.com.al