Polemika në Kukës për reformën Administrativo-Territoriale/ Mazniku: Ka qenë decentralizuese. Boçi: 30 për qind e popullsisë së qytetit është larguar
Komisioni i Reformës Territoriale zhvilloi këtë të martë, më 26 maj, dëgjesën e radhës me qytetarët në Kukës. Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari socialist i Komisionit, Arbjan Mazniku, u shpreh se “ka ardhur momenti për të rishikuar reformën territoriale të vitit 2014”. “Para pothuajse 12 vitesh, në 2014-2015, u realizua një reformë që e çoi vendin nga 373 komuna e njësi vendore në 61 bashki. Këto bashki kanë arritur të mbledhin më shumë të ardhura dhe të ofrojnë më shumë shërbime për qytetarët. Ka qenë një reformë decentralizuese, pasi shumë funksione që kryheshin nga qeveria qendrore iu deleguan pushtetit vendor”, tha ai. Megjithatë, ndryshe nga sa deklaroi Mazniku, bashkëkryetari i opozitës, Luçiano Boçi, e konsideroi reformën territoriale të vitit 2014 një dështim. Sipas tij, shembulli...
Burimi:
top-channel.tv