Pogradec/ Në 2 km breg liqenor kanë mbetur vetëm 11 metra publikë
Sezoni turistik në Pogradec po shoqërohet me shqetësime sa i përket menaxhimit të hapësirave në bregun e Liqenit të Ohrit. Administratori i një biznesi në qytetin liqenor thotë se hapësira e mbetur e lirë për pushuesit pa pagesë është tkurrur në mënyrë drastike. Dritan Hoxha, tregon se në një vijë liqenore prej rreth dy kilometrash, qytetarëve u janë lënë në dispozicion vetëm 11 metra plazh publik. Nga ana e saj Drejtoria e Taksave në Bashkinë Pogradec ka bërë me dije se në hartën e plazheve të miratuara parashikohen 3 parcela publike dhe 3 parcela private, ndërsa nuk ka ndryshime në sipërfaqet e tyre krahasuar me vitin e kaluar. Sa i përket lejeve për stacionet e plazhit, ato miratohen nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe nuk...
Burimi:
sot.com.al