Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Po ndihmonte banorët e Durrësit gjatë përmbytjeve, kamioni i ushtrisë përmbyset në ujë
Dalja e lumit Erzen nga shtrati ka shkaktuar përmbytje në fshatin Katund i Ri, në qarkun e Durrësit. Si pasojë, disa zona të banuara janë mbuluar nga uji. Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në disa lagje të fshatit, për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Forcat e emergjencave dhe ushtria janë angazhuar për menaxhimin e situatës dhe për ndihmë ndaj banorëve të prekur. Gjatë përpjekjeve për të shkuar në zonat e përmbytura, një kamion i ushtrisë është aksidentuar dhe është përmbysur në ujë. Top Channel