“Po më shkatërrohet jeta e vajzës”/ 17-vjeçarja u dhunua nga bashkëmoshataret, flet nëna: Kam frikë për sigurinë…

“Po më shkatërrohet jeta e vajzës”/ 17-vjeçarja u dhunua nga bashkëmoshataret, flet nëna: Kam frikë për sigurinë…

“Po më shkatërrohet jeta e vajzës”, thotë nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre adoleshente më datë 8 qershor, por ngjarja u bë publike ditën e djeshme për mediat. Nëna e 17-vjeçares, e kontaktuar nga mediat me lot në sy shprehet se është thellësisht e shqetësuar për gjendjen psikologjike të vajzës së saj dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse. Ajo thotë se jeton me frikë edhe për sigurinë e fëmijëve të tjerë të mitur të familjes. Ndërkohë, çështja është në shqyrtim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Ngjarja ka ndodhur më datë 8 qershor, ndërsa mësohet se tre vajzat të moshave 15 dhe...