Po hetonte një çështje për kanabis, Prokuroria e Sarandës procedon oficerin: Rezultuan të dhëna për veprime të dyshuara korruptive

Po hetonte një çështje për kanabis, Prokuroria e Sarandës procedon oficerin: Rezultuan të dhëna për veprime të dyshuara korruptive

Ditën e djeshme Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndërmori një aksion në Komisariatin e Policisë së Sarandës, duke pezulluar nga detyra oficerin e policisë gjyqësore, Edmond Ruçi. Këtë paradite, Prokuroria e Sarandës ka dalë me njoftim, duke shpjeguar detajet. Dyshohet se Ruçi ka vepruar kundër ligjit në lidhje me arrestimin e dy personave, të cilëve u ishin 24 doza kanabis në automjetin e tyre. Prokuroria bën me dije se rezultuan të dhëna për përfshirjen e oficerit që heton çështjen në veprime të dyshuara korruptive. NJOFTIMI I PROKURORISË – Hetimet e Prokurorisë Sarandë për një çështje për ‘Prodhimin e shitjen e narkotikëve’ çojnë në ndalimin e oficerit të policisë, i dyshuar për përfshirje në korrupsion pasiv. Një oficer i policisë gjyqësore në Sarandë, shtetasi E.R., është ndaluar...