Plas sherri në zonën e plazhit në Durrës, plagosen me thikë tre të rinj

Plas sherri në zonën e plazhit në Durrës, plagosen me thikë tre të rinj

Një sherr i dhunshëm i regjistruar në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ka përfunduar me plagosjen me thikë të tre të rinjve. Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur për motive të çastit mes tre të rinjve dhe dy personave të tjerë. Debati ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta, duke lënë të plagosur F.B., 19 vjeç, L.C., 20 vjeç dhe U.C., 18 vjeç. Dy prej të rinjve, të moshës 18 dhe 20 vjeç, u transportuan në Spitalin Rajonal të Durrësit për shkak të plagëve të marra, ndërsa 19-vjeçari pësoi lëndime të lehta dhe nuk pati nevojë për trajtim spitalor. Burime zyrtare bëjnë me dije se të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar si autorë të dyshuar të ngjarjes shtetasin...