Plas “lufta” mes Gjykatës Kushtetuese dhe Avokaturës së Shtetit, akuza për keqinformim, cenim të autoritetit dhe…
Një raport i dorëzuar në Kuvend nga Avokatura e Shtetit thoshte ndër të tjera se Gjykata Kushtetuese ka dështuar në një sërë pikash përfshirë aksesin në gjykatë për qytetarët, pasi sipas raportit është konstatuar se kjo gjykatë ka përllogaritur gabim afatin kohor për paraqitjen e një ankese nga data е vendimit të Gjykatës së Lartë. Raporti e ka përplasur fort Avokaturën e Shtetit me institucionin më të lartë kushtetues në vend. Gjykata Kushtetuese reagoi ashpër me një njoftim të paprecedentë, ku që në fillim i tërhiqej vëmendja Avokaturës së Shtetit që nuk mund t’i japë rekomandime Gjykatës. Gjykata tërheq vëmendjen ndaj mënyrës së raportimit të Avokaturës së Shtetit. Në respekt të parimit të ndarjes së pushteteve, ndonëse mbetet e hapur për bashkëpunim institucional, Gjykata nuk...
Burimi:
sot.com.al