Plagosje me thikë në Lushnjë, transportohet në gjëndje të rëndë në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Golem të Lushnjes, ku një konflikt ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta, duke lënë pas një person të plagosur. Sipas informacioneve të fundit, një 17-vjeçar ka goditur dy herë me thikë një 40-vjeçar, pas një konflikti në ambientet e një lokali të zonës. Të dy personat e përfshirë në ngjarje janë banorë të fshatit Golem. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Edhe pse fillimisht u raportua në gjendje të rëndë, mjekët konfirmojnë se pas ndihmës së parë mjekësore, 40-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Reagimi i forcave të rendit ka qenë i menjëhershëm. Policia ka mbërritur në lokalin ku ndodhi ngjarja, ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e...
Burimi:
sot.com.al