Plagosja me armë zjarri e personazhit të njohur Tik Tok-ut, zbulohet dinamika e ngjarjes: Tre persona u afruan me makinë, më pas…
Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e personazhit të njohur të TikTok-ut, Fabin Kuçi, i njohur ndryshe si “Gucci”. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, hetimet janë në vijim, ku dyshohet se tre shtetas janë afruar me dy automjete rreth orës 23:45 të datës 15 dhjetor 2025, te lokali në lagjen nr. 9, ku qëndronte 33-vjeçari, dhe kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij. Si pasojë e sulmit, Fabin Kuçi ka pësuar dëmtime të lehta. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm. “Në vijim të informacionit të dhënë dje, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit F. K., sqarojmë se si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera me qëllim zbardhjen e plotë të autorësisë dhe...