Plagosja e 22-vjeçarit në Fushë-Krujë/ Kapet autori, sekuestrohet edhe arma e krimit

Plagosja e 22-vjeçarit në Fushë-Krujë/ Kapet autori, sekuestrohet edhe arma e krimit

Policia e Fushë-Krujës ka vënë në pranga Riza Mirin, i dyshuari kryesor për plagosjen me thikë të një 22-vjeçari mbrëmjen e kaluar në lagjen “Grumbullimi”. Gjatë operacionit të arrestimit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës të përdorur në ngjarje. Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka nisur nga një konflikt për motive banale, ndërsa i riu i plagosur është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.