Plagosi me thikë një person në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari
Policia e Tiranës arrestoi 30-vjeçarin Gerti Ilollari të shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ai në muajin dhjetor 2025, sëbashku me një tjetër shtetas (i arrestuar në flagrancë), kanë plagosur me thikë një person. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ditën e ngjarjes, gjatë kontrolleve në banesën e 30-vjeçarit, Policia gjeti edhe një sasi lënde narkotike kanabis. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Tiranë/-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasin G. I., 30 vjeç, pasi Prokuroria kishte lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Ky shtetas, më datë 01.12.2025, në...
Burimi:
sot.com.al