Plagosi me thikë 2 persona/ Ky është 41-vjeçari i arrestuar pas dy javësh në kërkim (FOTO)

Plagosi me thikë 2 persona/ Ky është 41-vjeçari i arrestuar pas dy javësh në kërkim (FOTO)

Personi në foto është 41-vjeçari i arrestuar në Tiranë. Ylli Murati ishte në kërkim prej dy javësh për plagosjen e ndodhur në Paskuqan, ku pas sherrit mes disa personave, plagosi me thikë dy shtetas. Sipas informacioneve, mësohet se i vëllai i tij, Fatjon Murati, rezulton i skeduar për vepra të rënda penale dhe se ka shpëtuar edhe atentateve. 41-vjeçari prej kohësh mbahej në vëzhgim si shpërndarës i lëndëve narkotike, kryesisht në zonën e “Don Boskos”.