Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Është vënë në pranga 39-vjeçari që plagosi me pistoletë në këmbë një 45-vjeçar në një servis pas konfliktit për motive të dobëta. Njoftimi i policisë: Plagosi me armë zjarri në këmbë një 45-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta. Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga brenda pak minutash autori. Sekuestrohet arma e zjarrit, pistoletë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Krimeve të Rënda, të mbështetur nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Ura e Dervishbeg, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Falë reagimit...