Pjesë e aferës së AKSHI-t! SPAK i sekuestroi telefonat, kërkesa e zyrtares së Policisë rrëzohet edhe në Gjykatën e Lartë

Pjesë e aferës së AKSHI-t! SPAK i sekuestroi telefonat, kërkesa e zyrtares së Policisë rrëzohet edhe në Gjykatën e Lartë

ervina gjana TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ervina Gjanës, e cila kërkonte kthimin e aparateve celulare të cilët janë sekuestruar nga SPAK në kuadër të hetimeve ndaj AKSHI-t. Zyrtarja e lartë e Policisë së Shtetit iu drejtua Gjykatës së Lartë për kthim të sendeve të sekuestruara, pasi fillimisht kërkesa e saj u refuzua nga Apeli që vendosi t’i ktheheshin vetëm telefonat e fëmijëve. Në ankimin e paraqitur, Gjana kishte kërkuar kthimin e sendeve të sekuestruara, duke pretenduar se sekuestrimi është kryer në mënyrë të paligjshme. Në banesën e Gjanës u sekuestruan 8 telefona celularë dhe dy laptopë dhe Apeli vendosi të kthejë disa nga pajisjet. Sekuestrimi i telefonave dhe laptopëve u krye në kuadër hetimit për përfshirje në grup të strukturuar kriminal me aktivitet mashtrime online, call-center,...