Pezullohet nga detyra drejtori i DVP Vlorë

Pezullohet nga detyra drejtori i DVP Vlorë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Elidon Çela. Kjo e lidhur me raportimin e gabuar  të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, lidhur me qytetarin e përfshirë në protestën në Zvërnec, që sipas burimeve policore, nuk është futur me forcë brenda rrethimit të kantierit, sikundër është raportuar. Sa i përket pretendimeve të protestës në fjalë, bëhet me dije se territori i rrethuar rezulton pronë tërësisht private, me dokument të rregullt hipotekor, si dhe me autorizimin ligjor për rrethimin.