Pezullimi i ministrave, SPAK kundër mazhorancës për ndërhyrjet në ligj, pse nisma e PS është shqetësuese

Pezullimi i ministrave, SPAK kundër mazhorancës për ndërhyrjet në ligj, pse nisma e PS është shqetësuese

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka reaguar për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj debateve për kufizimin e kompetencave të saj, duke paralajmëruar se çdo ndërhyrje ligjore që cenon pavarësinë e institucionit do të përbënte rrezik për funksionimin e shtetit të së drejtës. Në raportin vjetor për vitin 2025, SPAK thekson se do të konsideronte “veçanërisht shqetësuese” çdo nismë ligjore apo institucionale që synon të kufizojë mjetet procedurale apo pavarësinë e saj në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas raportit, ndërhyrje të tilla do të rrezikonin funksionimin kushtetues të Prokurorisë së Posaçme dhe do të cenonin aftësinë e saj për të hetuar në mënyrë të barabartë si zyrtarët e lartë ashtu edhe qytetarët e zakonshëm. Presioni...