“Peshkimet” e Ramës në kënetën e PD dhe Partinë e Lirisë, ja politikanët e opozitës që kaluan me Rilindjen, emrat dhe..
Kryeministri Edi Rama vazhdon me strategjinë e bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike dhe Partinë e Lirisë, sidomos në krye të mandatit të katërt të qeverisjes. Pas zhbërjes së LSI-së, Edi Rama piketoi qindra simpatizantë të PD dhe dhjetëra figura lokale dhe qendrore të kësaj partie, duke hyrë në negociata, me qëllim për t’u larguar nga ajo që Rama e konsideron si ‘kënetë’ dhe për t’iu bashkuar Rilindjes, për të kontribuar në qeverisjen e vendit. Disa përfaqësues të PD kanë pranuar ofertat e Ramës për bashkëqeverisjen, ndërsa shumë të tjerë janë vetëofruar për të kontribuar në qeverisje, por jo për të gjithë është finalizuar marrëveshja. Nga ana e saj, kupola e PD-së i ka konsideruar si tradhtarë dhe të shitur eksponentët e PD-së që iu bashkuan qeverisjes...
Burimi:
sot.com.al