Peshk i ngrirë me kimikate mbi normat e lejuara, AKU: Kthejeni në pikat e shitjes!

Peshk i ngrirë me kimikate mbi normat e lejuara, AKU: Kthejeni në pikat e shitjes!

Një peshk i ngrirë me origjinë nga Turqia, i eksportuar në Shqipëri përmes Greqisë, është identifikuar me nivele të larta të substancave perfluoroalkile (PFAS), mbi kufijtë e lejuar nga ligji. Për këtë arsye, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u ka bërë thirrje qytetarëve të mos e konsumojnë produktin dhe ta kthejnë në pikën e shitjes nëse e kanë blerë. Alarmi u ngrit fillimisht nga autoritetet italiane përmes sistemit evropian të njoftimit të shpejtë për ushqimin dhe ushqimin për kafshë (RASFF). Shqipëria është përfshirë në procedurën e ndjekjes, pasi produkti rezulton se është importuar edhe në vendin tonë. Sipas të dhënave, produkti është eksportuar nga kompania greke Vasilis Savramis Co Ltd (Frozen Sea Foods), ndërsa origjina e peshkut është Turqia. Importues në Shqipëri është HRISTO KUCO SH.P.K....