Përvëlohet Europa, qendra e Shqipërisë zona më e goditur nga vala e të nxehtit

Përvëlohet Europa, qendra e Shqipërisë zona më e goditur nga vala e të nxehtit

Qendra e Shqipërisë renditet ndër zonat më të goditura nga vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën. Sipas hartave të publikuara nga World Health Organization (OBSH), temperaturat maksimale në disa pjesë të vendit kalojnë 35 gradë Celsius dhe në disa zona afrojnë 40 gradët. Të dhënat e bazuara në matjet e 23 qershorit 2026 tregojnë se rajonet e Tiranës, Elbasanit, Fierit dhe Lushnjës janë përfshirë nga temperaturat më të larta. Zonat bregdetare dhe ato malore paraqiten me temperatura disi më të ulëta. Sipas OBSH-së, Shqipëria ndodhet në të njëjtin brez të nxehtësisë me pjesë të Greqisë, Italisë jugore dhe Ballkanit jugor, ndërsa temperatura edhe më të larta janë regjistruar vetëm në disa zona të Spanjës, Francës jugore dhe Turqisë. Organizata paralajmëron se vala e...