Përplasje para Kuvendit, autobotet me ujë shpërndajnë protestuesit (VIDEO)
pamje nga vendngjarja TIRANË- Protesta e opozita ka vijuar për disa minuta para Kuvendit, ku edhe aty kanë shpërthyer tensionet dhe janë regjistruar përplasje fizike. Protestuesit kanë qëlluar me gurë drejt policëve që janë para godinës së Parlamentit, ndërsa makina e shpërndarjes së ujit ka arritur t'i shpërndajë. Të paktën 3 autobote me ujë kanë qarkulluar në zonën përreth Kuvendit. Deputetët e PD-së ndërhynë menjëherë për të mos lejuar autobotin të lëvizte, duke sjellë përplasje të tjera me policinë. Policia po përpiqet të neutralizojë situatën, teksa duket se protestuesit po largohen pak e nga pak. Mësohet se policia ka vendosur disa kordone jo vetëm para Parlamentit, por edhe në disa rrugë. Si pasojë e tensioneve janë lënduar disa protestues dhe punonjës të uniformave blu dhe janë dërguar...
Burimi:
zeri.ai