Përplasja për aeroportin e Vlorës, “Mabco Constructions S.A.”: Po pengohen me forcë 200 punonjës dhe inxhinierë. Autoritetet të ndalin menjëherë vetëgjyqësinë

Përplasja për aeroportin e Vlorës, “Mabco Constructions S.A.”: Po pengohen me forcë 200 punonjës dhe inxhinierë. Autoritetet të ndalin menjëherë vetëgjyqësinë

Shoqëria “Mabco Constructions S.A.” ka reaguar zyrtarisht lidhur me situatën e krijuar në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, ku për të dytën ditë me radhë punonjësit dhe inxhinierët e saj nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet e projektit. Sipas Mabco-s, rreth 200 punonjës, inxhinierë dhe specialistë të kompanisë janë bllokuar fizikisht të hyjnë në aeroportin që, ku sipas deklaratës, është ndërtuar kryesisht me investimet e saj. Kompania thekson se zotëron 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport-VIA” dhe pretendon se ka investuar mbi 90 milionë euro në projekt. Në reagim thuhet se nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor që ndalon hyrjen e Mabco-s apo nënkontraktorëve të saj në kantier. Sipas kompanisë, vendimi gjyqësor i përmendur publikisht nga pala tjetër lidhet vetëm me...