Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u arratis, arrestohet 65-vjeçari dhe djali i tij

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u arratis, arrestohet 65-vjeçari dhe djali i tij

Xhelal Muka, 65 vjeç, është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se përplasi për vdekje një 74-vjeçare në autostradën “Durrës-Tiranë” dhe u largua nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmë. Në pranga ka rënë edhe djali i tij, Benard Muka, 32 vjeç, i cili ndodhej në automjet në momentin e aksidentit. Sipas Policisë, pas përplasjes, babë e bir janë larguar nga vendi i aksidentit dhe nuk kanë njoftuar autoritetet. Gjithashtu, 32-vjeçari dyshohet se ka fshehur automjetin tip “Mercedes Benz” dhe ka riparuar dëmtimet e shkaktuara nga aksidenti. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:10 të datës 23 korrik në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku humbi jetën shtetasja M. T., 74 vjeçe. Policia ka gjetur dhe sekuestruar automjetin e përfshirë në aksident, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së...