Përplasi për vdekje dy të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes, zbardhet dëshmia e 57-vjeçarit

Përplasi për vdekje dy të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes, zbardhet dëshmia e 57-vjeçarit

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur në Durrës, ku 57-vjeçari Nikoll Radaçi përplasi për vdekje dy të mitur, plagosi rëndë një tjetër fëmijë dhe la të lënduar lehtë edhe dy persona të rritur. Bëhet me dije se menjëherë pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar me vrap nga vendngjarja, duke tentuar të shmangte përgjegjësinë. Ai është kapur vetëm pak minuta më vonë nga një patrullë policie në një rrugë pranë zonës ku ndodhi aksidenti. Pas ndalimit, 57-vjeçari ka deklaruar se u largua pasi ishte në gjendje shoku. 57-vjeçari Nikollë Rradaçi, pas shoqërimit në komisariat është marrë dy herë në pyetje, pasi në momentin e parë ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit. Gjatë dëshmisë, ai është shprehur i tronditur...