Përplasi për vdekje dy 10-vjeçarë dhe plagosi një tjetër, shoferi drejtonte mjetin i dehur, zbardhet identiteti

Përplasi për vdekje dy 10-vjeçarë dhe plagosi një tjetër, shoferi drejtonte mjetin i dehur, zbardhet identiteti

Nikoll Radaçi është 57-vjeçari i cili shkaktoi aksidentin e rëndë sot në Durrës, duke përplasur për vdekje dy 10 vjeçarë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë. Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se shoferi i Benz-it ka rezultuar në gjendje të dehur. Ai ka qenë me shpejtësi kur mjeti i ka devijuar dhe ka kaluar në trotuar ku luanin tre fëmijët. Shoferi, një banorë i zonës, ka braktisur mjetin pas ngjarjes, por është vënë në pranga pak minuta më pas nga policia.   Top Channel