Përplasi me makinë 42-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë, arrestohet i riu në Berat

Përplasi me makinë 42-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë, arrestohet i riu në Berat

Është vënë në pranga i riu që përplasi me makinë një 42-vjeçar që po qarkullonte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur më datë 8 mars në aksin ‘Dimal-Berat’, ku pas përplasjes, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale H.M., u largua nga vendngjarja. 42-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, dhe jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme. Top Channel