Përplasen rëndë dy makina në aksin Korçë-Maliq, dërgohet me urgjencë në spital njëri prej shoferëve

Përplasen rëndë dy makina në aksin Korçë-Maliq, dërgohet me urgjencë në spital njëri prej shoferëve

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në aksin Korçë-Maliq. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas. Mësohet se i plagosur nga aksidenti ka mbetur drejtuesi i njërit prej dy mjeteve, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Sipas policisë, përplasja ka qenë e fortë mes dy mjeteve ndërsa një mjet i tretë është ndodhur në afërsi të tyre, por ka pësuar vetëm gërvishtje. Policia e qarkullimit rrugor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Top Channel