Përpjekja për atentat, gjykata lë në burg 2 prej autorëve në Sarandë, arrest shtëpie për 3 të tjerë

Përpjekja për atentat, gjykata lë në burg 2 prej autorëve në Sarandë, arrest shtëpie për 3 të tjerë

Gjykata e Sarandës ka vendosur masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në fshatin Gjashtë, të cilët u kapën me armë zjarri dhe dyshoheshin se mund të ishin përgatitur për një ngjarje kriminale. Para gjykatës dolën Alfred Kaja, 26 vjeç, dhe Sidorel Moriseni, 33 vjeç, të dyshuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa Vitrin Hoxha, 21 vjeç, Franko Bobja, 22 vjeç, dhe Vionis Poka, 31 vjeç, akuzohen për moskallëzim krimi. Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Alfred Kajën dhe Sidorel Morisenin, ndërsa për tre personat e tjerë u caktua masa “Arrest në shtëpi”. Sipas policisë, dy të parët u kapën me dy pistoleta, njëra prej të cilave me silenciator, ndërsa tre të rinjtë e tjerë ndodheshin në shoqërinë e tyre në momentin...