Përmbytjet prekën mbi 400 hektarë tokë, fermerët e Maliqit: Dëmshpërblimet e premtuara nuk kanë mbërritur ende

Përmbytjet prekën mbi 400 hektarë tokë, fermerët e Maliqit: Dëmshpërblimet e premtuara nuk kanë mbërritur ende

Dy përmbytje masive, në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti, bënë që më shumë se 400 hektarë tokë bujqësore në fushën e Maliqit të mbeteshin nën ujë, duke shkaktuar dëme të mëdha për fermerët. Në atë kohë ishte ministri i Bujqësisë ai që premtoi dëmshpërblim për fermerët, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur. Geni Fraholli, një nga fermerët e fshatit Sheqeras, tregon se i gjithë prodhimi i mbjellë u dëmtua, ndërsa dëmshpërblimet e premtuara ende nuk janë marrë. “Mua më u përmbytën 18 hektarë, shkon goxha, 7-8 milionë lekë, gjithë gjërat. Grurë dhe elb. Misrin ende nuk e mbjellim dot, sepse nuk ka ikur uji nga fusha. Na erdhi ministri, por nuk na dha. Bëmë gjithë dokumentet”, tha...