‘Përmbytjet po nxjerrin llumin e korrupsionit’, Gjoni: Rama mendon vetëm si t’i shpëtojë ndëshkimit

‘Përmbytjet po nxjerrin llumin e korrupsionit’, Gjoni: Rama mendon vetëm si t’i shpëtojë ndëshkimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, e ka cilësuar qeverinë si të papërgjegjshme, lidhur me përmbytjet që përfshinë të gjithë vendin, si dhe ka akuzuar kryeministrin Rama se po tenton t’i shpëtojë drejtësisë. Gjoni deklaroi se dëmet e shkaktuara në pasurinë e qytetarëve, në blegtori dhe në tokat bujqësore janë të jashtëzakonshme. Sipas tij, ndërsa reshjet janë një fenomen natyror, zgjatja e përmbytjeve për javë të tëra është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së ndërhyrjes nga shteti dhe emergjencat civile. Ai theksoi se kjo situatë “po nxjerr në sipërfaqe të gjithë llumin e korrupsionit të kësaj qeverie”. Duke u ndalur konkretisht te situata në Durrës, Gjoni u shpreh se ajo që ka ndodhur në këtë qark ka zbuluar “abuzimin shtetëror”. Ai kritikoi ashpër kryeministrin për...