Përmbytjet në vend, Rama ironizon: Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua për reshjet në vendet europiane
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përmbytjeve në disa qytete të vendit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë pamje të vendeve të tjera të Europës, si Italia, Greqia, Kroacia dhe Mali i Zi që janë përmbytur si pasojë e reshjeve. Krahas pamjeve, ai ironizon duke thënë “Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”. Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal...
Burimi:
top-channel.tv