Përmbytjet në Durrës me 1 viktimë, Prokuroria kërkon përgjegjësit, nis hetimet për 3 vepra penale
durres DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka nisur hetim në lidhje me përmbytjet në Durrës përgjatë dy ditëve të fundit. Hetimet kanë nisur për tre vepra penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia". Sipas Prokurorisë, vdekja e punonjësit të Ndërmarrjes Komunale, Astrit Hysenaj, ka ardhur pikërisht për shkak të situatës së krijuar të përmytjeve. Nga të dhënat paraprake ka dyshime që Hysenaj ka humbur jetën për shkak se është marrë nga rrjedhja e ujit e shkaktuar në vend. Kjo ngjarje është bërë shkak për fillimin e hetimeve me qëllim thellimin në shkaqet që kanë çuar në shaktimin e këtyre pasojave dhe analizimin në mënyrë ezauruese nëse shkaqet kanë qenë tërësisht natyrore apo kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë apo mospërmbushjes së...
Burimi:
zeri.ai