Përmbyllja e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Papajorgji: Të ruhet vazhdimësia e standardeve…

Përmbyllja e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Papajorgji: Të ruhet vazhdimësia e standardeve…

Në Tiranë u zhvillua dje ceremonia përmbyllëse e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë (vettingut), e organizuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese. Ceremonia shënoi përmbylljen e një prej proceseve më të rëndësishme të reformës në drejtësi dhe të konsolidimit të shtetit të së drejtës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve kushtetuese, sistemit të drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë që kanë mbështetur reformën. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, vlerësoi se procesi i vettingut ka kontribuar në forcimin e kulturës së përgjegjshmërisë dhe integritetit institucional, duke vendosur standarde të reja në ushtrimin e funksioneve publike dhe duke rritur besimin e qytetarëve te drejtësia. Duke iu referuar fazës së re që pason përfundimin e procesit të rivlerësimit, ajo...