Përkeqësohet situata e zjarrit pranë Landfillit dhe Inceneratorit të Elbasanit/ Flakët afrohen te fusha e mbetjeve
Situata e krijuar nga zjarri i rënë nga ana e rrjedhës së lumit Shkumbin pranë fushës së grumbullimit të mbetjeve dhe Inceneratorit të Elbasanit është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit, duke rritur shqetësimin për një përhapje të mëtejshme të flakëve. Pavarësisht ndërhyrjes së pandërprerë të forcave zjarrfikëse, zjarri vijon të mbetet aktiv dhe flakët i janë afruar në mënyrë të rrezikshme zonës së depozitimit të mbetjeve. Për momentin, rreziku që fusha e mbetjeve të përfshihet nga zjarri konsiderohet i lartë, ndërsa ekipet në terren po punojnë intensivisht për të izoluar vatrat dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme. Në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës emergjente janë vendosur sistemet hidrante të Landfillit të Elbasanit, të cilat po përdoren për furnizimin me ujë dhe...
Burimi:
sot.com.al