“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Xhesika do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”. “Na mungon shumë”. “Shkëlqeve dhe do të shkëlqesh gjithmonë”. Kështu e kujtojnë shokët shkollës dhe miqtë 15-vjeçaren Xhesika Kola që humbi jetën së bashku me babain Arti, nënën Jonida dhe vëllain Hajdar, si pasojë e një rrjedhjeje monoksidi karboni që mbrëmjen e së mërkurës në Porcari të Italisë. Mbrëmjen e së enjtes, shumë të rinj, së bashku me prindërit e tyre, u mblodhën për të kryer homazhe për humbjen e madhe. Dhimbja për këtë tragjedi ka prekur edhe një tjetër shkollë të mesme, atë të Porcarit, që frekuentohej nga kushëriri i Xhesikës dhe Hajdarit, djali i Durim Kolës, vëllait të Artit, i cili mbrëmjen e së mërkurës hyri në shtëpi bashkë me karabinierët duke u përpjekur të...