Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Pas përfundimit të fjalimeve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Protesta e 83-të vijon tashmë me lëvizjen e qytetarëve, ndërsa thirrjet kundër qeverisë shoqërojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit. Gjatë fjalimeve, protestuesit përsëritën akuzat ndaj qeverisë dhe kërkesën për dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës. Pas përfundimit të fjalimeve, turma është zhvendosur duke vijuar protestën përmes një marshimi në Tiranë. Protestuesit mbajnë pankarta dhe flamuj, ndërsa gjatë marshimit dëgjohen thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit. Marshimi pritet të vijojë në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.