Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër, dyshimet e para
Një banesë është përfshirë nga flakët në Shkodër. Sipas uniformave blu, zjarri në banesën e shtetasit me iniciale Q.M., 67 vjeç ka rënë aksidentalisht. Si pasojë ka vetëm dëme materiale, jo njerëzore. Informacion paraprak/ Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen Partizani, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetasit Q. M., 67 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale, pa dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv