Përfshihet nga flakët kabina elektrike në fshatin Shkozë të Pukës/ Zjarri përhapet edhe në zonën pyjore përreth

Përfshihet nga flakët kabina elektrike në fshatin Shkozë të Pukës/ Zjarri përhapet edhe në zonën pyjore përreth

Një kabinë elektrike në fshatin Shkozë të Njësisë Administrative Gjegjan në bashkinë Pukë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte. Burime bejne me dije se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike brenda kabinës. Si pasoje e zjarrit në zonë u ndërpre energjia elektrike, ndërkohë që në flakë u përfshi dhe zona pyjore rreth kabinës. Për vënien nën kontroll të flakëve u angazhuan dy automjete zjarrfikëse me 12 efektiv, forcat nga komisariati i Policisë së Pukës dhe punonjës të OSHEE-së. Aktualisht zjarri është vën nën kontroll.