Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak shkëndija elektrike

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak shkëndija elektrike

Një shkëndijë elektrike në një apartament në lagjen “28 Nëntori” ka shkaktuar një zjarr që u përhap me shpejtësi, duke përfshirë një nga dhomat dhe kuzhinën e banesës. Sipas shërbimit zjarrfikës, shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve të qytetit të Vlorës, flakët janë vënë nën kontroll dhe është bërë e mundur shuarja e plotë e zjarrit, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi. Megjithatë, zjarri ka shkaktuar dëme materiale, kryesisht në kuzhinë dhe në një nga dhomat. Fatmirësisht, banesa nuk është shkrumbuar tërësisht dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, pronarët e apartamentit po vijojnë vlerësimin e dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri. Top Channel