Përfshihen nga flakët dy banesa në Elbasan, ja si nisi zjarri (VIDEO)
zjarri ELBASAN- Dy banesa janë përfshirë këtë të shtunë nga flakët në Elbasan, në rrugën "Rinia", teksa flakët kanë mbuluar zonën përreth. Mësohet se njëra prej banesave ishte e pabanuar, ndërsa zjarri ka rënë pikërisht te banesa tjetër ku banon një person. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave./ZËRI
Burimi:
zeri.ai