“Përdorimi i gjuhës përçarëse nga qeveria, shpjegon panikun e humbjes së karriges”/ Nishani: Fati i Edi Ramës…

“Përdorimi i gjuhës përçarëse nga qeveria, shpjegon panikun e humbjes së karriges”/ Nishani: Fati i Edi Ramës…

Brezi i ri nuk është i painformuar; përkundrazi, përdorimi i pandërprerë i telefonave inteligjentë dhe rrjeteve sociale e ka shndërruar atë në një gjeneratë që informohet në kohë reale. I ftuar në nje studio televizive Ersi Nishani, mjek kardiolog që jeton në Berlin tha gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri që brezi i vjetër e sheh qëndrimin online si dobësi. Por ky zakon është kthyer në një mjet të fuqishëm për të kuptuar zhvillimet e fundit dhe për të thyer monopolet e vjetra mediatike. Për 14 vjet, është ngritur një sistem i gjerë propagandistik përmes kontrollit të mediave kryesore për të manipuluar rrjedhën e informacionit. Megjithatë, ky mekanizëm po dështon në rrjetet sociale. Përpjekjet e kryeministrit për të tërhequr vëmendjen përmes sjelljeve të çuditshme dhe...