“Përdori të njëjtat bullizime dhe kërcënime/ Kapri zbulon detaje nga debati me Ramën në Kuvend

“Përdori të njëjtat bullizime dhe kërcënime/ Kapri zbulon detaje nga debati me Ramën në Kuvend

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhilli në Euronews Albania ka zbuluar detaje nga debati që pati me kryeministrin Edi Rama në Kuvend. Gjatë tensionit në Parlament, ai shtoi se mori etiketën ku shkruhej “Kryeministër i Shqipërisë”, e grisi dhe e futi në xhep. Së bashku me kryetarin e partisë “Mundësia”, ata kërkuan në mënyrë të vazhdueshme dorëheqjen e kryeministrit dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme. Ai akuzoi kryeministrin Rama se përdori bullizime dhe shantazhe në sallë. “Po parlamenti sot ka qenë vërtet një skandal sepse për disa herë u shty e vetëm që mazhoranca të arrinte numrin magjik 84 vota në mënyrë që të miratonte amnistinë penale sot, që ishte një skandal...